Arratisja nga komisariati, policia zbulon vendin ku fshihet "Stresi"?

Showbiz

stresi-kerkimPolicia ka nisur verifikimet për automjetin të cilin drejtonte këngëtari 27-vjeçar Arkimed Lusha ose i njohur me emrin e artit Stresi. Burime pranë uniformave blu thanë se këngëtari u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin me targa AA 866 F0, i cili rezulton se nuk është në emër të tij.

Sipas policisë këngëtari lëvizte pa leje drejtimi me automjetin e një tjetër shtetasi të identifikuar nga Bulqiza ndërkohë që nuk iu bind as urdhrit të policisë rrugore në postbllok. Për këtë oficerët e policisë kanë dërguar në prokurori materialet për sekuestrim të mjetit , vendim të cilin pritet ta marrë gjykata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër hetuesit dyshojnë se këngëtari ndodhet në Zvicër ndërsa rrezikon mbi 5 vjet burg për akuzat e mosbindjes ndaj urdhrit të policisë drejtim mjeti pa patentë si dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Edhe pse nuk ka te dhëna mbi kalimin e kufirit hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë dalë normalisht pasi ende nuk kishin përfunduar procedurat e shpalljes së tij ne kërkim.

Këngëtari arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit numër 3 vetëm pak kohë pasi ishte shoqëruar nga efektivë të policisë rrugore. Për arratisjen e 27-vjeçarit u arrestuan tre punonjës të policisë rrugore si dhe u pezulluan 9 të tjerë.vizionplus

ME TE LEXUARAT