Foto e aksidentit të frikshëm, Policia përplaset me tramvajtë në qendër të qytetit

Aktualitet

policia-tramvajNjë makinë policie, e cila është përfshirë në një aksident ka bllokuar trafikun sot në qendër të Milanos. Aksidenti është regjistruar para teatrit “Scala”, ku një makinë e policisë ka mbetur e bllokuar mes dy tramvajeve.

Dinamika e aksidentit nuk është sqaruar ende, por mendohet se shkak është bërë manovra e vonuar ose bllokimi i timonit, çka nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të makinës të shmangë dy mjetet e transportit publik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina e policisë ka mbetur mes dy tramvajeve, të cilët kanë dalë nga binarët për shkak të përplasjes. Qindra njerëz janë mbledhur në shesh për të parë këtë skenë të pazakontë.

Zona njihet për frekuentimin e lartë nga turistët. Fotot e aksidentit kanë përfunduar menjëherë në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT