Përndiqte të miturën, përfundon në pranga 28-vjecari

Aktualitet

policia-rrugore-te-dehur-1024x785Një 28 – vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi akuzohet se prej kohësh përndiqte një adoleshente.

Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Mateo Mara, banues në Kuçovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke e kërcënuar dhe ofenduar 17 – vjeçaren me iniciale S.M.

Ndaj kësaj të fundit u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa mbi Marën rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

ME TE LEXUARAT