Real Madridi fiton Champions League, Perez "surprizon" Zinedin Zidane

Sport

zidane-perezPas ndeshjes së mbrëmshme mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid, Zidane ka siguruar të ardhmen në krye të klubit kampion të paktën edhe për disa vite.

Menjëherë pas fitores ka reaguar Presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili tha se Zidane është pjesë e historisë së “Los Blancos” dhe nuk sheh asnjë problem që ai të vijojë të jetë në krye të klubit deri në vitin 2018.

"Zidan është pjesë e historisë së Realit. Ka fituar Champions-in si lojtar, si zv/trajner dhe tani si trajner. Mes tij dhe klubit ka një histori të madhe dashurie, një histori të lumtur. Qëndron përkrah meje që prej vitit 2001. Nënshkruam një kontratë deri në vitin 2018 dhe në këtë aspekt nuk shikoj asnjë problem”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zidane pritet t’i drejtojë gjigantët e Spanjës, të paktën edhe për dy sezonet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT