Momenti kur përbindëshi shëtit në fushën e golfit

Soft

perbindeshi-golfLojtarët në një fushë golfi në Palmetto, Florida, u befasuan kur shumë pranë tyre një aligator gjigant po shëtiste i qetë në fushën me bar.

Të pa shqetësuar, lojtarët e golfit, nuk nguruan të merrnin menjëherë foto dhe video të përbindëshit që po kalonte pranë tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një punonjës i fushës së golfit tha se personat e dinin praninë e aligatorit, por nuk e kishin parë atë më parë të dilte nga pellgu i ujit.

Megjithatë, ky përbindësh gjigant fatmirësisht nuk ishte aspak i rrezikshëm për të pranishmit, që në fund të ditës përveçse zhvilluan një lojë golfi, shuan edhe kureshtjen për të parë aligatorin gjigant.

Pronari i fushës së golfit, tha se aligatori kishte një gjatësi prej gati 5 metrash.

ME TE LEXUARAT