Përçahet PD, jep dorëheqjen kryetari degës në Pogradec

Politikë

ppppppKryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Renato Preza ka dhënë sot dorëheqjen nga ky pozicion.

Dorëheqja e Prezës lidhet me vendimin e kryesisë së PD për të zhvilluar zgjedhje për kreun e degës Pogradec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Prezës, në Pogradec nuk duhet të zhvillohen zgjedhje sepse PD në këtë zonë ka dalë fituese në zgjedhjet lokale.

“Ndihem i poshtëruar dhe i ofenduar nga vendimi i kryesisë. Ky nuk është standarti që unë prisja nga PD. I dhamë mandatin kryetarit të Bashkisë”, tha Preza

Kryesia e PD vendosi dy ditë më parë zhvillimin e zgjedhjeve në 35 degë të vendit. Disa prej kryetarëve të degëve janë shprehur kundër këtij vendimi sepse në njësitë administrative që ata drejtojnë nuk ka pasur ndryshime.

ME TE LEXUARAT