"Shefi i komisariatit të Kurbinit mori me forcë mësuesin që protestoi dje"!

Politikë

Arben-Ristani20janar-380x290Partia Demokratike ka denoncuar sot një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Kurbinit, ku një mësues është marrë me forcë nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila.

Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari i PD Arben Ristani tha se mësuesi ka qenë dje në protestën e organizuar nga PD para Bashkisë së Kurbinit, kundër kryetarit Artur Bardhi, i cili ka 4 emra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç deklaroi Ristani, polici Ermal Lila shkoi në shkollën ku jep mësim mësuesi Vladimir Korriku dhe e shoqëroi për në komisariat.

PD kërkoi që policia të distancohet nga të tilla dhe të mos prekë qytetarët dhe protestuesit, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi.

ME TE LEXUARAT