Pasuria e Shukri Xhelilit/ Ja pronat, bizneset dhe llogaritë e tij

Politikë

xhelili-akuzatShukri Xhelili ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, i cili ishte protagonist i një skandali seksual, ku i kërkoi seks një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune, deklaron pranë ILDKP prona dhe biznese.

Xhelili deklaron se gjatë vitit 2015 ka blerë një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 162 m2 me vlerë 3.800.000 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt. Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali i Shukri Xhelilit, Evis Xhelili.

Po ashtu, Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut, raporton shqiptarja.com.

Xhelili deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52.770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22.610 lekë. Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.

228714_1463474177-298321

ME TE LEXUARAT