Partizani kërkon 3-pikshin në tavolinë, na dhunuan si Kombëtaren në Beograd

Sport

guerrilsPartizani e ka krahasuar incidentin e djeshëm të ndodhur në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës me ngjarjen e Beogradit kur kuqezinjtë e De Biazit u dhunuan fizikisht.partizaniTë kuqtë kanë postuar në profilin e tyre në “Facebook” një foto ku duken lojtarët e Kombëtares që dhunohen në Beograd dhe zyrtarët e Partizanit në stadiumin e bardhebluve. Ndërsa shkruajnë mbi foto “Gjeni ndryshimi”…Në konferencën e zhvilluar sot në zyrat e klubit, Partizani ka bërë të ditur kërkesën drejtuar FSHF-së për 3-pikshin në tavolinë.

Deklarata:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tirana si klub organizator i ndeshjes ka dështuar në të gjitha drejtimet në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin dhe mbarvajtjen e ndeshjes.

Shkeljet e rënda të dokumentuara me foto dhe pamje filmike të cilat siç kemi patur mundësi ti shikojmë të gjithë, meritojnë të dënohen si e përcakton kodi disiplinës sportive neni 65 , deri në humbje të ndeshjes në tavolinë.

Klubi Partizani denoncon publikisht dhe zyrtarisht veprimet e dhunshme dhe rrugaçërore të drejtuesve dhe stafit pranë klubit të Tiranës , të cilat janë objekt hetimi sipas Legjislacionit Sportiv dhe atij Penal, pasi veprime të tilla janë shkelje dhe të kodit Moral e Zakonor Shqiptar”./PanoramaSport

ME TE LEXUARAT