Parashikimi, ja si do të jetë moti javën që po vjen

Kosovë&Rajon

moti2016Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe kalim vranësirash të lehta.

Ndërsa, nga dita e enjte, e në disa vende edhe të mërkurën, vendi do të ndikohet nga vranësirat e dendura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një njoftim për media, nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-5m/s. Vranësirat do të jenë të paqëndrueshme dhe vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut, të cilat me perioda do të vazhdojnë edhe ditën e premte.

Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta, nga 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT