Paloka letër Ramës e Dukës: Duam projektin zyrtar të stadiumit

Politikë

palokaPartia Demokratike ka kërkuar transparencë lidhur me projektin e stadiumit Qemal Stafa nëpërmjet një letre. Kreu i grupit parlamentar demokratik, Edi Paloka ia ka drejtuar letrën këshillit të Ministrave dhe presidentit të FSHF-së Armando Duka.

Kërkesa ka të bëjë me informacionin dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar të projektit. Partia Demokratike e ka denoncuar këtë të fundit si aferën korruptive të radhës të kryeministrit.

Kreu i grupit parlamentar opozitar në përfundim të letrës lë hapësirë kohore afatin ligjor prej 15 ditësh për marrjen e informacionit të kërkuar.

ME TE LEXUARAT