Nisen për pushime në plazhin e Durrësit, cifti nga Kosova kthehet i tmerruar

Kosovë&Rajon

kaliiKanë marrë rrugën nga Kosova për të kaluar një fundjavë ndryshe, por rruga u ka shkuar kot! Kjo i ka ndodhur një çifti nga Kosova, të cilët erdhën këtë fundjavë në Durrës për të kaluar një fundjavë të këndshme.

Por, ajo nuk ka rezultuar aspak e tillë. Kështu, në bregdet ata kanë gjetur kafshë të ngordhura, duke bërë që të mos e shijojnë aspak detin nga frika e ndonjë infeksioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamje këto që duhet t'i shohin të gjithë pushtetarët dhe vetëm atëherë mund të "krenohen" dhe të flenë të qetë se sezoni turistik është "i gatshëm" të hapet për të mirëpritur qindra mijëra turistë!

"Durresi 28.05.2016. Me saksisht ne plazhin te shkembi i kavajes. Gjate vikendit (Fundjaves) kem per vizite ne Durres dhe hasem ne kafshe te tilla e cila dyshohet te jete Dele ose Kale i vogel i mbytur dhe kalbur, kurse llojin e peshkut se di, mirepo ka qene mbi 10 kg dhe mjaft i madhe dhe ka ikur fundjava pa u lare ne deti fare per arsye sic shihet ne foto. kjo eshte nje vrejtje per qeverine shqiptare dhe ministrine e turizmit. Le ta shofin me argumente se si e shef nje kosovar (nje turist) bregdetin shqiptar.", shkruan "Jeta osh qef"

ME TE LEXUARAT