Jose Mourinho firmos kontratë 3-vjecare me gjigandin anglez

Sport

mourinhoTrajneri portugez, Jose Mourinho, është emëruar trajner i ri i Manchester Unitedit.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga “Old Trafford”. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi anglez në faqen zyrtare në internet. “Të bëhesh trajner i Manchester Unitedit është një nder i veçantë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është një klub i famshëm dhe i admiruar në të gjithë botën. Ka një përputhje të mistikës dhe romancës, që nuk e ka asnjë klub tjetër”, ka theksuar Mourinho.

Nga viti 2003, portugezi ka fituar 22 tituj. Portugezi ka fituar tituj të ligës dhe kupave në katër shtete (Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë), derisa ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve – 2004 me FC Porto dhe në 2010 me Interin.

ME TE LEXUARAT