Ndeshja me Katarin, mediat italiane kritikojnë Kombëtaren

Sport

shqiperi-katarFitorja e Shqipërisë në miqësoren me Katarin tërhoqi vëmendjen e mediave italiane. Pavarësisht suksesit 3 – 1, “Gazzetta dello Sport” përmend faktin se mbrojtja e Shqipërisë pëson vazhdimisht gola për gabime individuale.

Një i tillë u pa edhe ndaj Katarit që në minutën e parë, aq sa nga trajneri De Biasi u cilësua si një gol budalla. Më pas gazeta e njohur italiane përmend golat e Ajetit dhe Lenjanit që e dërguan ekipin drejt pushimit në avantazh. Në këtë shkrim veçohet edhe goli spektakolar i Sadikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sportmediaset” dhe “Sky Sport” përmendin fitoren me përmbysje të Shqipërisë, ndërsa veçojnë golin e Ajetit, si një lojtar që sezonin e kaluar ishte pjesë e Frosinone në Serie A.

Përfaqësuesja italiane do të jetë kundërshtare e Shqipërisë në kualifikuese të Kupës së Botës 2018. Kombëtarja do të luajë një tjetër miqësore më 3 qershor me Ukrainën në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia” të Bergamos./ Tvklan

ME TE LEXUARAT