"Media e Gjeneratës Tjetër", Tabak: Ne jemi gjithnjë për inovacion e konkurrencë të ndershme

Aktualitet

[caption id="attachment_574208" align="aligncenter" width="628"]tabak-media-albtelecom Ministrja e Inovacionit Dr. Milena Harito dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Erkan Tabak gjatë Konferencës me TEME: "Media e Gjeneratës Tjetër" [/caption]

Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Inovacionin kanë organizuar konferencës “Media e Gjeneratës Tjetër”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm ndër të tjerë edhe ministrja e Inovacionit Dr. Milena Harito, kreu i AMA Gentian Sala, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Erkan Tabak, si dhe përfaqësues dhe aktorë të ndryshëm të mediave audiovizive.

[caption id="attachment_574210" align="aligncenter" width="708"]takimi-tabak-albtelecom Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Dr. Erkan Tabak gjatë fjalës së mbajtur në Konferencë[/caption]

Në këtë aktivitet Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Dr. Erkan Tabak ka theksuar tre elemente të rëndësishëm. Në fillim ai ka vënë në dukje

rëndësinë e prurjeve inovative, të cilat vënë shpikjet e rëndësishme në shërbim të njerëzve.

“Dua të shtoj se Media, nuk mund të bëjë pa telekomunikacionin. ALBtelecom është operatori më i madh në sjelljen dhe shpërndarjen e Medias së Gjeneratës Tjetër”, tha Tabak.

Gjithashtu ai theksoi se shërbimi inovativ i IPTV tregon rolin risisjellës të ALBtelecom në tregun shqiptar. Duke u ndalur në tregun vendas, ai shtoi se gjiganti i telekomunikacionit është gjithnjë përkrahës i risive, që kjo kompani sjell dhe do të vazhdojë të sjellë në Shqipëri. Z. Tabak e ka cilësuar si shumë të rëndësishme konkurrencën e ndershme në tregun shqiptar.

[caption id="attachment_574215" align="aligncenter" width="607"]kliton-proko Kliton Proko, Drejtor i Departamentit të Shërbimeve dhe Produkteve në ALBtelecom[/caption]

Në këtë konferencë z. Kliton Proko, Drejtor i Departamentit të Shërbimeve dhe Produkteve ka bërë një prezantim me panoramë të plotë rreth zhvillimeve dhe projekteve inovative që ALBtelecom ka.

Në këtë konferencë janë  prezantuar teknologjitë e avancuara të transmetimeve numerike, tokësore dhe satelitore, IPTV e CATV, si dhe roli i tyre në treg. Këtu janë evidentuar edhe zhvillimet më të rëndësishme në sektorin e komunikimeve elektronike.

 

ME TE LEXUARAT