Mbi 90,000 policë do ruajnë sigurinë gjatë kampionatit "Euro 2016"

Sport

euro2016Mbi 90,000 policë, ushtarë dhe agjentë sekretë të sigurisë do të shpërndahen në gjithë Francën, për të ofruar siguri gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit – Euro 2016, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Turneu nis më 10 qershor dhe zgjat deri më 10 korrik. Rreth 2.5 milionë spektatorë pritet të ndjekin 51 ndeshjet që do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Francës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një ngjarje e tillë e veçantë, në rrethana të jashtëzakonshme, kërkon masa shtesë të sigurisë”, ka thënë ministri Cazeneuve.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, që kanë lënë të vrarë 130 veta.

ME TE LEXUARAT