“Mami fjeti me të dashurin tim, pasi i thashë se ai më dhunonte”
Britanikja Chelsea Hopper vendosi t’i japë fund lidhjes së saj shpërthyese, ajo iu drejtua personit që mendote se do i jepte dashuri dhe mbështetje: Mamasë së saj.
Chelsea u kthye tek mamaja e saj pasi i dashuri, Kevin Scott e dhunonte. Por nuk shkoi ashtu siç duhet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mamaja Jacqueline kërceu në krevatin e Kevin dhe mbajti një marrëdhënie sekrete me të nën hundën e të bijës dhe të shoqit.
Duke u dridhur, 22-vjeçarja Chelsea thotë: “Është kaq e rëndë të zbulosh se dashnori sekret i mamasë tënde është personi që të dhunonte. Nuk dua t’ua shoh sytë të dyve”.
Mamaja 47-vjeçare i thoshte të bijës se duhej të vazhdonte lidhjen me 35-vjeçarin Kevin.
Chelsea tha se e zbuloi gjithçka kur lexoi mesazhet e tyre në FB. Mamaja i thoshte Kevin-it se sa i mirë ishte ai në krevat.