Makinat "Google" hidhen në "sulm", fillojnë punën rrugëve të Tiranës

Teknologji

makina-googleDuket se makina profesionale të "Google", kanë nisur punën në Tiranë, për fotografimin e rrugëve më kryesore. Makinat e "Google" kryejnë fotografimin e pamjes përreth, në një kualitet tepër të lartë dhe më pas i përpunojnë pamjet për t’i kthyer në foto 360 gradë.

Fotografimi në Shqipëri ka nisur nga Tirana dhe do të përhapet përgjatë muajve në vazhdim në qytete dhe atraksione turistike. Shërbimi është mjaft i dobishëm për të përcjellë imazhe koherente të peizazhit shqiptar që nga qytetet bregdetare dhe malore, deri te trashëgimia kulturore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas marrjes së imazheve nga makinat e "Google" në rrugët shqiptare, do të duhen disa muaj për përpunimin e tyre dhe bërjen të disponueshme për përdoruesit.

ME TE LEXUARAT