Kjo është makina me të cilën u arratisën vrasësit e Elton Cicos

Aktualitet

makina-elton-cicoMe kete automjeti janë larguar nga vendi i krimit dhe nga Tirana, dy personat e dyshuar për vrasjen e Elton Çiços.

Policia bëri sot publike dy emrat e autorëve që morën pjesë në vrasjen e Elton Çicos, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij muaji në kryeqytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jani Alia, 39 vjeç dhe Renato Milloshi, 36 vjeç, thuhet se janë autorët që kanë realizuar vrasjen.

Autori i ekzekutimit është pikërisht Jani Alia. Ndërsa roli i Renato Milloshit në këtë ngjarje është ajo e bashkëpunëtorit.

Alia ishte në konflikt me Çiçon pasi ky i fundit e kishte qëlluar më armë në Gjirokastër disa javë para ngjarjes në Tiranë.

Renato Milloshi në momentin e vrasjes ka qenë me një makinë tip “Ford Focus” që është sekuestruar nga Policia. Ai dyshohet se e ka ndihmuar Aliajn të largohet nga vendi i krimit.

Por jo vetem kaq, kjo eshte edhe makina e cila dergoi jani Aline deri tek lokal "De Niro" ku ndodhi vrasja. Mjeti ka pritur diku prane lokalit dhe ne fund, pasi Elton Cico u qellua me tre plumba, autori ka dale dhe ka ikur nga vendi i krimit me kete makine.

ME TE LEXUARAT