Makina BMW që u mbajt sekret për disa vite në disa shtete

Teknologji

ibmw8BMW kishte krijuar këtë veturë i8 me hidrogjen si pjesë e hulumtimeve në vitin 2012, dhe e ka mbajtur atë sekret për publikun – deri më tani.

E prezantuar në BMW Group, kjo veturë është mbajtur si një prototip për të testuar teknologjinë e karburantit me hidrogjen, që duhej të ishte gati për një shkallë më të gjerë të prodhimit deri më 2020.

Bazuar në modelin e ri i8, kjo veturë sportive është mjaft e bukur në pamje dhe vjen me disa veçori si jashtë ashtu edhe brenda, transmeton Lajmi.

Ndryshimi më i madh në stil është grila dhe dritat përpara, përderisa thithësit e mëdhenj të ajrit i ushqejnë me ajër radiatorët e montuar përpara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Motori elektrik me hidrogjen gjeneron 242 kuaj-fuqi dhe emiton ujë. BMW tani ka plane që të prodhojë motorë të fuqizuar me hidrogjen, të cilët do t’i fusë në prodhimin e veturave në një të ardhme të afërt.

ME TE LEXUARAT