Lirohet futbollisti, u mor tri ditë peng i bandës meksikane

Sport

futbollisti2016Alan Pulido, futbollisti meksikan i Olimpakos në Greqi është shëndoshë e mirë pasi policia ka arritur ta shpëtojë nga pengëmarrësit në verilindje të Meksikës.

25-vjeçari Pulido, u mor peng nga disa persona të armatosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e tij të lindjes, Ciudad Victoria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas polcisë, ka qenë vetë futbollisti, ai i cili i ka telefonuar duke përfituar nga një moment shpërqëndrimi i pengamarrësve.

Mediat raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një 38-vjeçar dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë të cilët i përkasin një bande të zonës.

ME TE LEXUARAT