Laçianët bëjnë për spital 17 vjeçarin në ambientet e shkollës

Aktualitet

sherrNjë nxënës ka mbetur i plagosur në një shkollë të Matit si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Haxhi Lata” të fshatit Suç, ku 17-vjeçari D. Lleshi, në vitin e dytë është rrahur dhe goditur me mjete të forta nga disa persona.

Sipas të dhënave, 17-vjeçari është konfliktuar për motive banale me një bashkëmoshatar të tij. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar kushërinjtë nga Laçi, të cilët kanë shkuar në shkollën e mesme, kanë hyrë brenda dhe kanë dhunuar 17-vjeçarin D.Lleshi duke e qëlluar me mjete të forta.

Dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur. Pas ngjarjes, prindërit e nxënësit të plagosur kanë bërë denoncim në polici, por autorët nuk janë identifikuar ende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Matit po punon për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT