Kuci: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja

Kosovë&Rajon

protesta-kosoveQeveria dhe faktori ndërkombëtar, duhet të reflektojnë dhe ta kuptojnë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se protesta e sotme (e shtunë) do të jetë edhe një mundësi për Qeverinë që të reflektojë karshi kërkesave për anulimin e Marrëveshjes për

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin, si dhe për zgjedhje të reja të parakohshme. Në të kundërtën, Kuçi ka thënë se protestat nuk do të ndalen.

Ai në një intervistë për “Zërin” ka thënë se AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë bërë përgatitjet e nevojshme që protesta e së shtunës të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme.

Madje, sipas tij, mosmbështetja nga “Vetëvendosja” nuk do të ketë ndikim, pasi që, siç thotë ai, në këtë protestë do të marrin pjesë jo vetëm mbështetësit e dy subjekteve që po e organizojnë atë, por edhe të subjekteve tjera.

ME TE LEXUARAT