Kryeministri zbulon rritjen ekonomike të Kosovës

Kosovë&Rajon

isa-mustafa16Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar vitin e fundit është shënuar normë reale e rritjes së ekonomisë prej 4%.

Në një postim, në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka shkruar se rritja ekonomike, është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura nga investimet e huaja direkte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë i Mustafës në “Facebook”:

Në vitin e parë të qeverisjes arritëm të shënojmë normë reale të rritjes së ekonomisë prej 4%. Këto të dhëna janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por e rëndësishme është se kemi tejkaluar mesataren e shumë viteve që sillej rreth 3%.

Edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësojmë si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4% në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte. Kur rritja ekonomike shkaktohet nga investimet private, sigurohet qëndrueshmëri në rritje edhe për vitet e ardhshme.

Të dhënat aktuale, tregojnë se viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015. Rrjedhimisht është e arsyeshme të presim që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë më e lartë. Këtë vlerësim e shohim nga bizneset që i vizitojmë çdo ditë, e shohim nga ekspertët vendor dhe nga organizata ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT