Kosova, partneri i dytë i Shqipërisë pë shkëmbimet tregtare

Kosovë&Rajon

dddddddDrejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri dhe Instituti i Statistikave (INSTAT) kanë publikuar Buletinin Vjetor të Tregtisë së Jashtme për vitin 2015 dhe për tremujorin e parë të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova është përcaktuar si një partner strategjik i Shqipërisë, ku vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë për vitin 2015 është në masën e 150 milionë eurove dhe në tremujorin e parë të këtij viti kap vlerën e 22.4 milionë eurove.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shifra prej 150 milionë eurosh të eksportuara në Kosovë e rendisin atë si partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë për vitin 2015, pas Italisë.

Shqipëria ka eksportuar në Itali mallra me vlerë prej 887 milionë eurosh, ose 5.9 herë më shumë se në Kosovën e vendit të dytë. Ndërkohë që shifrat e importeve nga Kosova në Shqipëri kapin vlerën e 39.3 milionë eurove.

Kështu që në bazë të këtyre shifrave Kosova ka importuar nga Shqipëria 3.82 herë më shumë mallra sesa ka eksportuar në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT