Erdhi dita e shumëpritur për Kosovën, Reuters: Të mërkurën pa viza në BE

Kosovë&Rajon

vizattPlanet për liberalizim të vizave për në Evropë për 127 milionë qytetarë nga Kosova, Turqia, Ukraina dhe Gjeorgjia pritet të realizohen këtë javë nga zyrtarët e BE-së.

Sipas propozimeve që pritet të konfirmohen nga Komisioni Evropian, turistët nga këto vende do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm përbrenda zonës 26 anëtarëshe Schengen deri në 3 muaj, shkruan sot “Daily Mail”,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, në një shkrim të publikuar në Reuters në lidhje me lëvizjen e lirë për turqit, thuhet se lëvizja e lirë për qytetarët e Turqisë nuk do të arrihet pa i plotësuar edhe 72 kushte ligjore e teknike.

Megjithatë, gjithnjë sipas agjencisë së lajmeve Reuters, rasti i Kosovës, i Ukrainës dhe i Gjeorgjisë do të zyrtarizohet të mërkurën.

“Komisioni raportoi këtë muaj se Ukraina dhe Gjeorgjia kanë plotësuar këto kushte [që duhet t’i plotësojë Turqia], dhe të mërkurën do të shtohet edhe Kosova”, shkruan Reuters..

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një shkrim të postuar në faqen e tij në Facebook, sot bëri me dije se liberalizimi do të ndodhë së shpejti.

“Presim që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi, për të theksuar se Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tijin në Facebook më 30 prill, nuk pati treguar datë të saktë për çështjen e liberalizimit, ndërkaq ka thënë se “pres një përgjigje pozitive nga institucionet e BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave”.

“Datë të saktë nuk ka. Natyrisht se data përcaktohet në Bruksel, nga institucionet e BE-së dhe jo nga ne”, tha ai. /Express

ME TE LEXUARAT