E ndaluan për një kontroll rutinë, shqiptarit i gjejnë një mollë, një letër dhe...

Soft

polic-gjermaniNjë 20-vjeçar shqiptar u arrestua të premten në Kassel të Gjermanisë me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u arrestua pas një kontrolli rutinë.

Ai ishte  duke dëgjuar muzikë me kufje në momentin e ndalimit, por shfaqi ndjenja frike gjatë kontrollit, gjë që i shtoi dyshimet te punonjësit e policisë gjermane.

Në çantën e tij u gjet një qese plastike, ku kishte futur një mollë, një portokall, dhe një top letër kuzhine, brenda së cilës u gjet edhe 500 gramë drogë e llojit heroinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

20-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani sipas medieve gjermane. Ai do të përgjigjet në gjyq për tregtinë e paligjshme të heroinës dhe qëndrimin e paligjshëm në Gjermani.

ME TE LEXUARAT