Komandohet kryetari i ri i bashkisë Dibër, pasardhës i Shukri Xhelilit

Politikë

shukri-xheliliKëshilli Bashkiak i Dibrës komandon Et’hem Fidën në postin e lënë bosh nga Shukri Xhelili i arrestuar pas videoskandalit seksual.

Fida përfaqësues i PDIU-së, deri më tani mbante postin e nënkryetarit të bashkisë së Dibrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këshilltarët bashkiakë, më shumicë votash janë dakorduar që nënkryetar i parë i Bashkisë Dibër, deri në zgjedhjet e reja lokale të jetë Et’hem Fida, përfaqësues i partive të koalicionit të majtë.

Burime në bashkinë e Dibrës thonë se drejtuesit e dy forcave politike, PS dhe PDIU janë dakortësuar që Fida të ketë përgjegjësitë e ish kryetarit Xhelili.

Sipas ligjit nënkryetari i emëruar mund të ushtrojë kompetencat e kryebashkiakut deri në gjashtë muaj.

ME TE LEXUARAT