Lë qelinë ish-kreu i Tatimeve, Androkli Kokthi, u arrestua për korrupsion

Aktualitet

kokthi-1Ish-Drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, është lënë i lirë nga Gjykata e Lartë, duke ndryshuar masën e vendosur nga Gjykata e Apelit nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Ai tashmë do të jetë i lirë, dhe pse një muaj më parë Gjykata e Apelit ndryshoi masën nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin. Por, ish-kreu i Tatimeve të Tiranës bëri sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar përfundimisht lirimin e tij dhe mos të ketë asnjë masë sigurie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kokthi u arrestua më 18 shkurt të këtij viti si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi. Procedimi penal ndaj tij ishte regjistruar më 7 janar. Në kërkesën për urdhër-ndalimin, prokuroria theksonte se “Rezulton qartë se shfuqizimi i procesverbalit të konfiskimit të mallit dhe kthimi i tij subjektit nga ana e drejtorit Kokthi është një veprim i kryer tërësisht në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe në përmbushje jo të rregullt të detyrës, pasi Kokthi nuk ka të kompetencë ligjore për të shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit nga inspektorët e hetimit tatimor.

Gjithashtu, procedura e kthimit të mallit është kryer tej çdo afati të parashikuar nga ligji. Së treti, nuk rezulton asnjë kërkesë e subjektit”. Sipas prokurorisë, vendimi i drejtorit Kokthi për shfuqizimin e procesverbalit të konfiskimit nuk rezulton i protokolluar dhe administruar rregullisht në praktikën përkatëse të subjektit”.

ME TE LEXUARAT