Këngëtari shqiptar i bën "diss" Serbisë, nxjerr në treg këngën "provokacja"

Showbiz

turjan-hyskaTë gjithë janë në videoklipin e tij më të fundit. Po flasim për producentin dhe muzikantin Turjan Hyskaj (ish vokalist i grupit Produkt 28) i cili ka prezantuar këngën e tij më të fundit “Provokacia”.

Një fjalë që të kujton atë që ndodhi në Beograd në ndeshjen Serbi- Shqipëri, por jo. “Provokacia” është një provokim interesant i Turit qëkur kënga fillion “plase bombën”  e deri kur mbyllet me “Provokacia”. Qëllimi një “harlem shake” alla shqiptare, jo vetëm me “stila si Lorika” por edhe kur “gocat janë pa mamin” e kur “lodhesh duke ia lyp”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personazhet më të njohura të ekranit shqiptarë, nga aktorët e Apartamentit 2XL, e deri edhe gazetarë nuk janë menduar dy herë të jenë pjesë e “Provokacias” së Turit sepse, Turi di të provokojë këndshëm si gjithmonë, si në të bërit televizion ashtu edhe në muzikë.

Sepse Turi di të “trokasë” aty ku duhet, di të qëndrojë “si pemë” atëherë kur duhet, e di të fluturojë si “shqipe” atëherë kur i nevojitet. Ok po flasim për artin e Turit, kështu që mos u hallakasni shumë në mendime. Për momentin relaks dhe mos bini pre e “Provokacias” së Turit se në këtë drejtim, ai është mjeshtër.

ME TE LEXUARAT