Bota e alarmuar nga ISIS, ja rreziku që i kanoset Kombëtares!

Aktualitet

france_first_page_2620642f-470x318Organizata terroriste ISIS po planifikon të sulmojë Marsejën, qytetin ku më datë 15 qershor luhet takimi mes Francës dhe Shqipërisë. Alarmi jepet nga gazeta britanike “The Sun” e cila ka informacione se kjo organizatë terroriste synon të bëjë një masakër të ngjashme me atë të Parisit në qytetin që cilësohet me rrezikshmërinë më të lartë në Francë.

Burime policore konfirmuan për këtë gazetë se në një laptop që ishte përdorur nga Salah Abdeslam, organizatori i sulmeve në Paris dhe Bruksel, ekzistonte një plan për të sulmuar tifozët anglezë që do të mblidheshin në Marsejë më 11 qershor për ndeshjen kundër Rusisë.   Frika e policisë angleze është se ndjekësit e Abdeslam janë të vendosur të ndjekin këtë plan ndonëse terroristi është arrestuar. Sipas informacioneve paraprake, plani përfshin shpërthime vetëvrasëse, sulme me Kallashnikovë apo edhe përdorimin e dronëve për të bërë masakër mes tifozëve në zonat e grumbullimit të tyre në qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në laptopin e sekuestruar nga policia belge, u gjendën foto dhe të dhëna rreth zonës historike të “Portit të Vjetër” në Marsejë, ku pritet të mblidhen pjesa më e madhe e tifozëve gjatë ndeshjeve që luhen në këtë qytet.   Ekzistenca e një plani të tillë vë në rrezik serioz edhe tifozët shqiptarë dhe Kombëtaren kuqezi, e cila do të vizitojë Marsejën vetëm pak ditë pas ndeshjes Angli-Rusi.

ME TE LEXUARAT