"Intesa Sanpaolo Bank Albania" inaguron degën e re në Brunes

Aktualitet

intesa-sanpaoloTiranë, 26 Maj 2016 – Ambasadori i Italisë në Shqipëri Z. Alberto Cutillo dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, Z. Silvio Pedrazzi inaugurojnë hapjen e Degës së Re në Brunes (Kashar, Autostrada Tiranë – Durrës, km7) duke rikonfirmuar rolin e Bankës si mbështetëse e ekonomisë reale, që angazhohet të jetë gjithmonë sa më pranë individëve e biznesit përmes shërbimeve e produkteve cilësore e inovative.

Z. Alberto Cutillo vlerësoi vijimësinë e investimeve të kompanive më të fuqishme italiane në Shqipëri, duke falenderuar biznesin për ndihmën e dhënë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

intesa2016

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Silvio Pedrazzi theksoi rëndësinë e pozicionit të degës së re në një pikë strategjike veçanërisht për klientët e biznesit të vendosur me sipërmarrjet e tyre në autostradë por dhe në shërbim të individëve të shumtë që vizitojnë këtë qendër.

“Zhvillimi e përmirësimi i vazhdueshëm i hapësirave në funksion të një shërbimi gjithnjë e më cilësor e transparent është tregues i dëshirës për të ecur përpara në marrëdhëniet afatgjata me klientët tanë. Duke qenë një bankë e ekonomisë reale që ndjek në vijimësi ecurinë e bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të vendit përpiqemi të jemi gjithmonë prezentë në pozicionet më të favorshme për t’u ofruar klientëve tanë më të mirën e mundshme.” - u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT