INSTAT: Popullsia e Shqipërisë vazhdon të jetë në rënie

Aktualitet

instatInstituti i Statistikave publikoi këtë javë botimin “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri 2016”, me mbështetjen financiare dhe teknike nga UN Women.

Dinamikat e popullsisë përcaktohen nga shtesa natyrore dhe nga migracioni neto. Botimi gjeti se popullsia e Shqipërisë vazhdon të jetë në rënie. Krahasuar me një vit më parë rënia është 0,24% në total, respektivisht shënohet një rënie 0,05% për meshkujt dhe 0,44% për femrat. Shtesa natyrore për të dy gjinitë është afërsisht e njëjtë. Rënia ka ardhur kryesisht nga migracioni neto i cili është negativ dhe është më i lartë për femrat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej është 51% meshkuj dhe 49% femra. Ndërkohë 57,2% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 42,8% jeton në zonat rurale. Zonat urbane janë më shumë të populluara nga femrat, 54,4% e popullsisë urbane janë femra. Ndërkohë në zonat rurale jetojnë më shumë meshkujt, këto zonat janë të populluara nga meshkujt me 53,1% e popullsisë së tyre. Kjo shpjegohet dhe nga lëvizjet e brendshme të popullsisë të cilat kanë qenë më shumë të orientuara nga zonat rurale në ato urbane dhe kryesisht për femrat. Nga lëvizjet e brendshme të vitit 2015 rezulton se 57,5% e popullsisë së larguar janë femra.

Mosha mesatare e popullsisë për vitin 2015 është 37,2 vite. Për meshkujt mosha mesatare është 36,4 ndërkohë për femrat është 37,9 vite. Mosha mesatare më e lartë tek femrat shpjegohet pasi femrat kanë

jetëgjatësi më të lartë. Për vitin 2015 jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 76,1 vite për meshkujt dhe 79,7 vite për femrat. Kjo do të thotë se femrat jetojnë mesatarisht 3,6 vite më shumë se meshkujt./BW

ME TE LEXUARAT