I dënuar me 20 vite burg në Itali, lëvizte lirshëm në Shqipëri

Aktualitet

policia tiraneTre persona kanë rënë në pranga të policisë, mes tyre edhe një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane. Në pranga ka rënë Ardit Hyka, 25 vjeç, banues në Fier.

Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimi pasi Gjykata e Apelit Milano, Itali, ka lëshuar urdhër arresti më datë 22.04.2016, për kryerjen e veprave penale “shkelje e ligjit për drogën në bashkëpunim” dhe “mbajtje e paligjshme droge në bashkëpunim”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pranga kanë rënë edhe Erigest Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj e 23 ditë burg për veprën penale “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “kundërshtim të punonjësit të policisë”, si dhe Eduart Caushaj, 28 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi”, Patos, i dënuar nga Gjykata e Fierit me 5 muaj e 25 ditë burg për vjedhje

ME TE LEXUARAT