Kapet gruaja që u kthye në tmerrin e Tiranës

Aktualitet

vjedhje-canteProkuroria e Tiranës dërgon në gjyq një grua 41 ­vjeçare të akuzuar për të paktën shtatë grabitje e vjedhje me dhunë në kryeqytet. Sipas dosjes së mbërritur në Gjykatën e Tiranës, prej më se dhjetë ditësh, rasti i pazakontë është hetuar nga prokurori Ervin Karanxha.

E akuzuara Rozalina Konomi, 41 vjeçe, është arrestuar në datën 28 shkurt 2016 në Tiranë.

Ajo është hetuar në masën e sigurisë arrest me burg dhe në këtë masë do të mbahet deri në përfundim të gjykimit, shkruan Panorama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E akuzuara në Tiranë mësohet se është arrestuar për vjedhje edhe në Fier në shtator të vitit 2015. Asokohe ajo ishte akuzuar për grabitje celularësh.

ME TE LEXUARAT