Djali vrau babanë në Durrës, Gjykata jep burg pa afat për pjesëtarët e familjes Djaloshi

Aktualitet

vrasja-durres16Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të dielë masat e sigurisë personale për pjesëtarët e familjes Djaloshi, pasi shtetasi Arban Djaloshi pranoi se kishte vrarë babain e tij, Mirosh Djaloshi, në ngjarjen e ndodhur më 18 mars në zonën e Manzës.

Nga gjykata është caktuar masa “burg pa afat” për bashkëshorten Bardhe Djaloshi, sikurse edhe për njërin prej djemve të familjes, Arban Djaloshin autor të krimit, ndërsa për vëllain e tij Flavio Djaloshi është caktuar burg me afat 40-ditor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre shtetasit e mësipërm ishin arrestuar nga policia të mërkurën, ndërsa vetëm të premten Arbani pranoi se ishte autori i ngjarjes me sende të forta, duke ia rrëfyer këtë prokurorit të çështjes.

Ai kishte shtuar se ushtronte dhunë edhe ndaj nënës së tij.

ME TE LEXUARAT