Gjermani: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia – vende të sigurta

Politikë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

gjeKancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të migrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, shtete “të sigurta” të origjinës dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për migrantët, që posa kanë arritur, raporton AP.

Zonja Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.

Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

ME TE LEXUARAT