Gashi për FIFA.com: Shpresojmë të jemi befasia e Evropianit

Sport

gashi-euroMesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka folur për kombëtaren shqiptare dhe për karrierën e tij në një intervistë për FIFA.com

Pas shumë titujve dhe kupave të fituara me Bazelin në Zvicër dhe përballjeve me skuadrat më të mira në botë në Ligën e Kampionëve, Shkëlzen Gashi e ka ndihmuar Shqipërinë për t’u

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

kualifikuar në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori. Në shkurt të këtij viti ai ka nisur një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jam një adhurues i madh i SHBA-së dhe këtu kam ardhur shpesh për pushime.

Klubi (Colorado Rapids) më bëri ofertë dhe në një moment i thashë vetës: ‘Forca Gashi, bëjë gati valixhet, jep gjithçka nga vetja dhe pushtojë zemrat e amerikanëve”, ka theksuar Shkëlzen Gashi në intervistën për FIFA.com. Tutje në këtë shkrim bëhet e ditur se futbollisti i kombëtares shqiptare është i lindur në Kosovë, por i rritur në Cyrih. Ai është i lumtur për lëvizjen që ka bërë duke u transferuar te Colorado Rapids. “Këtu është një botë krejtësisht ndryshe dhe mjaft argëtuese. Gjërat janë duke shkuar shumë mirë deri më tani dhe ndjenja në pritje të Evropianit është në rritje”, ka shtuar Gashi.

Në Euro 2016 që nis më 10 qershor e zgjat deri më 10 korrik, Shqipëria do të jetë në grup me Francën nikoqire, Rumaninë dhe Zvicrën. “Kam qeshur në momentin e parë, pasi do të luajmë sërish kundër Zvicrës. Ne vërtetë i gëzohemi këtij eventi. Jemi vërtet në një grup shumë të fortë, por ne mund të bëjmë befasi. Shkojmë në Francë me besim të madh, sepse luajtëm mirë në kualifikime dhe e mposhtëm ndër të tjera edhe Portugalinë. E dimë se çfarë mund të bëjmë dhe nuk kemi nevojë t’i frikësohemi askujt.

Kemi luajtur dy miqësore me Francën dhe nuk kemi humbur. Ne do të japim maksimumin tonë dhe më pas do të shohim se çfarë rezultati do të kemi pas 90 minutash. E kam ëndërruar të luaj me Shqipërinë në një Evropian. Kur e siguruam kualifikimin ishte diçka mahnitëse e papërshkrueshme. Duam që të kemi një Evropian të madh. Natyrisht se ne nuk shkojmë si favoritë të grupit, por ne shpresojmë se mund të jemi befasi e këndshme. Si ekip jemi një gjeneratë e re. Shumica e lojtarëve janë të rritur jashtë vendit ose luajnë jashtë.

Ata e njohin futbollin ndërkombëtar dhe të gjithë janë të uritur. Ky është sekreti i suksesit tonë”, ka shtuar Gashi. Tutje kosovari i kombëtares shqiptare ka folur edhe për mbështetjen e madhe që gëzojnë nga tifozët. "Të gjithë e dinë se shqiptarët janë plotësisht të çmendur pas futbollit. Është e pabesueshme. Tashmë të gjithë shqiptarët flasin për Evropianin dhe ata i gëzohen këtij eventi. Kjo është vërtet një gjë argëtuese. Çdo shqiptar duhet t’i gëzohet fakti që ne jemi atje. Në fund të fundit, ne kemi qenë të gjithë në pritje të kësaj arritje për një kohë të gjatë"

ME TE LEXUARAT