Fshehu 2.6 kg drogë poshtë sediljes së motorit, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

kanabbbNjë 37-vjecar është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë me 2.6 kilogramë drogë.

Policia tha se Shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 5 në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë aksionit mësohet se u arrit të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 662 gramë lëndë e dyshuar narkotike "Canabis Sativa".

Sipas policisë, më datë 04.05.2016, u ndalua shtetasi Fiorel Thaçi, 37 vjeç, banues në Tiranë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky shtetas u konstatua në bulevardin "Blu", Kamëz duke drejtuar mjetin motorrik tip "Pegasus", ku gjatë kontrollit të motorrit poshtë sediljes ju gjet një qese plasmasi ku në brendësi kishte lëndën e dyshuar narkotike "Canabis Sativa"

Policia thekson se në cilësin e provës materiale u sekuestrua motorri tip "Pegasus".

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT