Foto nga festa e cmendur e Realit pas fitores së Champions League

Sport

real-atleticoReali i Madridit është mbreti i ri i Europës duke siguruar trofeun e 11 të Champions League në histori. ‘Los Blancos’ u treguan të pamëshirshëm në finalen spanjolle dhe njëkohësisht derbin e Madridit përballë Atletikos duke e mposhtur në lotarinë e 11-metërshave me rezultatin 5-3, teksa koha e rregullat dhe 2 shtesat përfunduan me rezultatin 1-1 me golat e shënuar fillimisht nga Ramos në pjesën e parë dhe Carracsos në të dytën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga pika e penalltive për Atletikon e Madridit gaboi Juanfran, ndërsa në penalltinë e fundit për madrilenët ishte Ronaldo që vulosi triumfin e 11. Suksesi në Champions mbyll një edicion me shumë oshilacione për Realin e Madridit të nisur nga Benitez dhe përfunduar nga legjenda franceze Zidane. Gjysma e Madridit mbrëmë ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa pjesë tjetër ka qenë në zi, pasi Atletiko për herë të dytë brenda tre viteve humbi sërish në finale përballë Realit. Pas ndeshjes Presidenti i Kampionëve të rinj të Europës, Florentino Perez ka vulosur të ardhmen e Zidane duke hequr cdo dyshim.

View post on imgur.com

ME TE LEXUARAT