Raporti, ja sa llogari nga Facebook u përgjuan nga Shqipëria

Teknologji

fb-pergjimePesëmbëdhjetë llogari në rrjetin social Facebook janë përgjuar nga autoritetet shqiptare. Shifra është bërë publike nga vetë rrjeti social, i cili ka publikuar raportin mbi kërkesat që kanë bërë qeveritë e vendeve të ndryshme në botë. Kjo përmbledhje është për periudhën korrik deri në muajin dhjetor të 2015.

Sipas të dhënave të Facebook, autoritetet shqiptare kanë bërë 5 kërkesa për të patur akses të 15 llogaritë e rrjetit social. E si zakonisht, për të ruajtur privatësinë emrat e përdoruesve nuk janë publikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Chris Sonderby, i cili ka publikuar raportin, ka thënë se ekziston një rritje, në nivel global, në kërkesat e qeverive për të pasur akses në profilet e Facebook.

Numrin më të lartë të kërkesave e kanë SHBA-të me rreth 19,235 për 30 mijë profile. Sipas ligjeve që ndjek rrjeti social, të dhënat jepen për njerëz të dyshuar për pengmarrje, grabitje me armë apo të shpallur në kërkim për krime të rënda. klan

ME TE LEXUARAT