Trafiku i drogës në Itali, arrestohet “Escobari” shqiptar

Aktualitet

escobari-shqiptarPolicia italiane ka arrestuar sot një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe heroinë.  Në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë, disa marokenë dhe tunizianë.

Hetimet nisën pasi njëri na anëtarët e grupit shkoi në polici dhe denoncoi. Në vitin 2013 ai kishte shkruar në Venezia për të punuar, e ndërsa i ishte ofruar ndihmë nga bashkëardhetarët e tij.

Pa kuptuar ai ishte future në organizatën kriminale, e pas një punë 1 vjeçe në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës vendoi të denoncojë në polici.

Shqiptarët e arrestuar janë Ilir Canaj, 45 vjeç (koka grupit që thirrej me pseudonimin Escobar) Franci Kanina dhe Mate, të dy 24 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia deklaroi se ka shpallur në kërkim edhe një maroken 36-vjeçar dhe një 22-vjeçar shqiptarë, të dy anëtarë të grupit.

Për shtetasit shqiptarë janë ngritur akuzat e posedimit të lëndëve narkotike dhe trafikim ndërkombëtar të tyre. Në cilësinë e provave materiale policia italiane konfiskoi një sasi të konsiderueshme droge në Mestre dhe Padova.

ME TE LEXUARAT