Dueli i heshtur në kombëtare, De Biasi i përgjigjet me video letrës së Dukës

Sport

biasi2016Para fillimit të përgatitjeve finale për Euro 2016, duket se po fillojnë shenjat e para të një dueli të heshtur mes trajnerit De Biasi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Presidenti Armand Duka botoi një letër të hapur ku përtej respektit për zgjedhjet e trajnerit, flet me admirim për Salihin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtën ditë për të komunikuar me tifozët zgjodhi edhe trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi. Italiani duket se dubloi menjëherë mesazhin e dhënë nga presidenti Duka, por që kësaj radhe ishte edhe ai në shqip.

Ndryshe nga punëdhënësi i tij, ai anashkaloi çështjen “Salihi” dhe u fokusua vetëm tek tifozët kuqezi.

“Çuna, ju pres në Bergaamo për të na shtyrë drejt Europianit. Përshëndetje”, thotë De Biasi në videomesazhin e tij.tch

ME TE LEXUARAT