U kap me drogë, arrestohet djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë

Aktualitet

sokol-shehuPolicia suedeze ka arrestuar djalin e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Burime të Ora News konfirmojnë se në Stokholm është vënë në pranga Skënder Shehu.

Sipas burimeve Skënder Shehu është arrestuar pasi u gjet në banesën e tij duke kultivuar marijuanë. Arrestimi i Skënder Shehut është bërë një muaj më parë, por lajmi u publikua sot, 17 maj.
Marijuanë u gjet në banesën e cila ishte e regjistruar në emër të Skënder Shehut dhe në emër të një shtetasi të huaj.
Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marijuanës së gjetur.

ME TE LEXUARAT