Drogë dhe 20 mijë euro gjobë, arrestohet vëllai i të fortit të Beratit, pjesë e atentatit në Fier

Aktualitet

fier-policiaPolicia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se ka rënë në pranga vëllai i të fortit Lul Caka, i cili ndodhet në burg për trafik droge. Ndërsa, është shpallur në kërkim shënjestra e atentatit te “Mulliri i artë” në Fier.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Operacion i koduar "Bashkëpunimi", zhvilluar me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestohen dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Arrestohet vëllai i Lul Cakës e shpallet në kërkim shënjestra e atentatit tek Mulliri i artë në Fier ndodhur me 8 Janar 2016.

Fier, më datë 27.05.2016, pas hetimeve disa javore midis Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe  Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni i koduar ”BASHKPUNIMI”, nga ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Julian  Caka, 41 vjeç, lindur ne Stamaticë, Berat dhe banues në fshatin Koçaj, Lushnjë, i dënuar më parë për vrasje.

Gentian  Kica, 39 vjeç, lindur dhe banues në Fier.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

Kelmend  Kastrati, 31 vjeç lindur e banues në Fier.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A. B.

Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e  veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”, vepra penale të parashikuar nga nenet 109/b,  283/a; 80 dhe 25 te Kodit Penal.

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se ka rënë në pranga vëllai i të fortit Lul Caka, i cili ndodhet në burg për trafik droge. Ndërsa, është shpallur në kërkim shënjestra e atentatit te “Mulliri i artë” në Fier.

ME TE LEXUARAT