1 mln lekë dhe perde të reja për një vendim, ja cili është drejtori!

Aktualitet

inspektoriNjë milionë lekë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kompletimi i shtëpisë me perde të reja.

Ky është pazari që bën drejtori i IMTV së Lushnjes, Dilaver Dupi me një qytetare në këtë qytet e cila prej vitesh është duke kërkuar nëpër dyert e gjykatave dhe të bashkisë së Lushnjes pronën që i ka lënë babai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nurieta Shefa nga qyteti i Lushnjes, pas sorollatjes prej katër vitesh nëpër dyert e gjykatave, ka hasur në një tjetër problem.

Edhe pse pronare me të drejta të plota, kjo e mbështetur dhe me një vendim gjykate të formës së prerë, nuk mundi t’i shpëtonte dot mitmarrjes në administratë.

Drejtori i IMTV-së në Bashkin Lushnje, Dilaver Dupi, nuk zbaton vendimin e formës prerë të gjykatës, pa marrë “kafen “e tij/Fiks Fare

ME TE LEXUARAT