Dhuna dhe droga shkak i divorcit të aktorit të famshëm Johnny Deep

Showbiz

johny-deepNë kërkesën e saj të divorcit citoheshin mospërputhje të mëdha me bashkëshortin Johnny Depp. Pas kësaj, Amber Heard deklaroi se shkaku i vërtetë i ndarjes ishin abuzimet fizike të 52-vjeçarit, por Departamenti i Policisë së Los Angelesit nuk ka gjetur ndonjë provë të tregojë se këto episode kanë ndodhur vërtet.

Vet personi që e pretendon sot, pra aktorja 30-vjeçare, nuk këmbënguli në raportimin e saj ndaj tij, tha oficeri Marlon Marrache i “LAPD”-së. Prova nuk kishte, kështu që efektivët u larguan nga vendngjarja, shtoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Marrache, nëse do të kishte pasur shenja abuzimi, policët do të ndërmerrnin një hetim, pavarësisht pretendimeve të Heardit. Pasditen e së premtes, aktorja doli me mavijosje të dukshme në njërin sy, nga gjykata ku kërkoi urdhër mbrojteje nga Depp, të cilin e akuzon se e ka qëlluar në fytyrë me “Iphone”.

Amber nuk është e para femër e njohur që vuan prej dhunës së partnerit. Carre Otis gati u sëmur përpara se ta braktiste Mickey Rourke.

E madhja Tina Turner e la të shoqin Ike pas 16 vitesh martesë për të njëjtën arsye. Rihanna përfundoi gati e shpërfytyrar nga Chris Brown, ndërsa martesa e Whitney Houston me Bobby Brown u karakterizua përgjatë 14 viteve të saj nga episode dhune e abuzimi me drogën.

ME TE LEXUARAT