Digjet autobusi, 10 pakistanezë të vdekur

Bota

autobusiSë paku dhjetë persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar kur një autobus pasagjerësh është përfshirë nga zjarri në jug të Pakistanit.

Aksidenti ka ngjarë gjatë natës në qytetin Noori Abad, rreth 100 kilometra në verilindje të Karachit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Së paku dhjetë persona kanë vdekur. Shtatë nga trupat janë djegur aq shumë saqë, as nuk mund të identifikohen”, ka thënë zyrtari policor, Naeem Shaikh.

“Tri gra, dy fëmijë dhe katër persona të tjerë janë plagosur ndërsa tre pasagjerë kanë shpëtuar pa lëndime”, ka shtuar me tutje Shaikh, transmeton rel.

Sipas informacioneve të para, autobusi ishte i mbingarkuar.

Në Pakistan, incidentet e tilla janë të shpeshta për shkak të rrugëve të këqija dhe mosmirëmbajtjes së automjeteve.

Muajin e kaluar 62 persona, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në pjesën jugore të Pakistanit ngase autobusi me të cilin po udhëtonin ata, ishte përplasur me një kamion cisternë me ç’rast ishte përhapur një zjarr i madh.

ME TE LEXUARAT