Si u arrestua Ibrahim Hoxha! Prokuroria: Gjyqtari fliste për gjashtëshe!

Aktualitet

gjykata (1)Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje shtesë në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Tiranës Ibrahim Hoxha dhe tre personave të tjerë, të akuzuar për korrupsion.

Së bashku me gjyqtarin, është arrestuar në flagrancë edhe i biri i tij, Ledjon Hoxha, si edhe biznesmeni Dritan Jazexhiu dhe ish-polici Nevruz Gajde.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se gjyqtari kishte në shqyrtim një proces civil prone, ku njëra nga palët ishte Jazexhiu. Ky i fundit, me qëllim marrjen e një vendimi në favor të tij, ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Mesditën e djeshme, Gajde komunikon me gjyqtarin, me të cilin flet për një “gjashtëshe”, duke e lidhur këtë me procesin civil në të cilin ishte palë shtetasi Jazexhiu.

Pas këtij komunikimi, i dyshuari Novruz Gajde takohet me të dyshuarin tjetër, Dritan Jazexhiu, në lokalin e këtij të fundit dhe shkëmbejnë një sasi parash.

Pasditen e së njëjtës ditë, pas një komunikimi me gjyqtarin, i dyshuari Gajde takohet në një automjet me të dyshuarin Ledjon Hoxha.

Pasi janë ndarë, në mjetin e shtetasit Ledjon Hoxha ndërhyn policia, e cila po i mbante nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe nga kontrolli gjen në mjet 600 mijë lekë (të reja). Ai është arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për veprën penale të ”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit Ibrahim Hoxha, i dyshuar për ”korrupsion pasiv të gjyqtarit…”; Novruz Gajde, i dyshuar për veprën penale të ”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm…”; dhe Dritan Jazexhiu, i dyshuar për veprën penale të ”Korrupsionit aktiv të gjyqtarit….”.

ME TE LEXUARAT