Dështon dialogu Kosovë-Serbi për kadastrën

Kosovë&Rajon

edita-tahiriKa dështuar në Bruksel takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe për zbatim të marrëveshjes për kadastrën.

Ka dështuar në Bruksel takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe për zbatim të marrëveshjes për kadastrën, ose kthimin e dokumenteve kadastrale të cilat Serbia i ka marrë dhunshëm nga Kosova gjatë luftës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pala serbe ka kërkuar që marrëveshja të trajtojë vetëm pronat e serbëve në Kosovë, duke kërkuar favorizim të komunitetit serb, por ky propozim është kundërshtuar nga pala kosovare.

Ministrja Edita Tahiri në një bisedë telefonike për Tribuna Channel ka shpjeguar arsyet e dështimit të këtij takimi.

“Takimi dështoi me fajin e palës serbe, e cila kërkoi favore për serbët e Kosovës”, tha ajo, duke sqaruar edhe detaje të tjera.

ME TE LEXUARAT